Shitjet te Reali, presidenti Perez në kërkim të 1 miliard eurove

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 22:47

Shitjet te Reali, presidenti Perez në kërkim të 1 miliard eurove

Reali i Madridit ka një etiketë si klub që vetëm blen. Me të drejtë. Këtë e konfirmojnë 300 milionë eurot që ka shpenzuar në këtë merkato për të forcuar skuadrën e Zidanit.  15614746394592

Por imazhi i klubit duhet të rritet akoma më shumë në aspektin e shitjeve. Reali nuk konsiderohet ende një shitës i mirë, edhe pse statistikat konfirmojnë të kundërtën. Në epokën e Florentino Perezit, klubi “galaktik” ka arkëtuar miliona euro dhe objektivi është për të arritur në 1 miliard.

Deri tani, Perez ka bërë shitje që kanë arritur kuotën e 730 milionë eurove. Kristiano Ronaldo drejt Juventusit theu rekordin si shitja më e shtrenjtë që kanë bërë ndonjëherë madrilenët në epokën “Perez”. Këtë sezon, skuadra madrilene ka arkëtuar 40 milionë euro nga shitja e Markos Jorentes te Atletiko e Madridit dhe priten të tjera në të ardhmen.

Me lojtarë si Bejl, Hames Rodrigez, Teo Hernandez, Raul De Tomas apo Mateo Kovaçiç mund të arrihen 300 milionë euro. Një shifër, e cila mund të ndihmonte në uljen e shpenzimeve të bëra deri tani në merkato, madje për të bërë edhe një goditje finale për një mesfushor të madh.

15613632219737

MERKATO- Rasti më i vështirë pritet të jetë ai i Bejlit. Pikërisht nga shitja e tij Reali i Madridit pritet të mbushë arkat. Ideja e uellsianit është të qëndrojë dhe t’i bëjë presion të vazhdueshëm klubit deri më 8 gusht, sepse atëherë mbyllet merkatoja e Anglisë.

Skuadrat nga Premier Liga janë gati që ta transferojnë, por Bejl nuk ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të qëndrojë në Spanjë. Një tjetër lojtar që do të sjellë shumë të ardhura është Hames Rodrigez, i cili kërkohet nga Napoli. Pa harruar futbollistë të tjerë si Dani Sebajos, i cili po shkëlqen në Europian me kombëtaren U-21. Ai mund të sjellë 50 milionë euro, por edhe të tjerë si Lukas Vaskez, Naço dhe Isko mund të largohen për një ofertë të këndshme.

Nëse do të realizohen të gjithë këta objektiva, atëherë Florentino Perez do të ishte i lumtur sepse shitjet e tij në epokën e dytë si president i Realit të Madridit do të kapnin shifrën 1 miliard euro. Atëherë do të thoshim me siguri se skuadra spanjolle jo vetëm blen “galaktikë”, por edhe i shet ata. Në këtë mënyrë do të fitonte edhe etiketën e një shitësi të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"