Shevçenko “makthi” i arbitrave, gati të prezantojë testin e së vërtetës
Andriu Shevçenko njihet si një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit ukrainas, dhe kohët e fundit është bërë edhe presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit.
Tashmë mësohet se ai ka dëshirë të vendos më shumë rregull sa i përket arbitrimit të ndeshjeve dhe siç thuhet, po përgatit që t’i bëjë gjyqtarëve ukrainas testin e së vërtetës. Kjo për shkak që të ulë korrupsionin në ndeshjet e futbollit, dhe t’i ndaloj arbitrat që të mund të marrin rryshfete në këmbim të një arbitrimi të njëanshëm.
Ky test do të zhvillohet te të gjithë arbitrat, 1 ose 2 herë në sezon dhe do të jetë i njëjtë me atë të dopingut që i bëhet lojtarëve.
“Ne duam të dijmë se cilët gjyqtarë janë të përshtatshëm për këtë punë dhe cilët jo”,- ishin fjalët e Shevçenkos në lidhej me këtë vendim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"