“Shënuam gol të rregullt, gaboi VAR-i”, Memushi akuzon pas barazimit të Flamurtarit me Elbasanin: Janë një rrjedhë ngjarjesh në këtë stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 19:28

“Shënuam gol të rregullt, gaboi VAR-i”, Memushi akuzon pas barazimit të Flamurtarit me Elbasanin: Janë një rrjedhë ngjarjesh në këtë stadium

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, mendon se skuadrës së tij i është mohuar një gol i rregullt që do i jepte fitoren përballë Elbasanit në ndeshjen e sotme dhe la të kuptohet që kjo nuk është rastësi në fjalët pas ndeshjes.

bandicam 2024-02-04 19-17-16-758

“Vetë rezultati dhe mënyra se si erdhi rrjedha e lojës, na kënaq rezultati. Po të diskutojmë që është risi në Kategorinë e Parë sistemi VAR, unë mendoj se kemi shënuar gol të rregullt dhe vendimi i gjyqtarit ka qenë i padrejtë, edhe i gjyqtarit në sistemin VAR.

Në radhë të parë i uroj suksese Elbasanit, se është skuadër e traditës, meriton të kthehet në elitë. Por kjo është një rrjedhë ngjarjesh në këtë stadium, të fundit ishim ne. Nuk dua të merrem, por po t’i rreshtoj, mund të jenë të paktën 6 takime që ka luajtur Elbasani 100 minuta a më shumë e që ka fituar ndeshjet. Ky është realiteti, merre e shikoji.

Unë pak kohë kisha, pak a shumë e kam ndjekur skuadrën në Vlorë e jashtë fushës, kam besim se skuadra ka kualitet. Skuadra do ekuilibër, në pjesën më të madhe ka qenë në ekuilibër sot. Kemi ndryshuar modulin, kemi thjeshtësuar më shumë çdo gjë në stërvitje për të qenë më të qartë. Jam i kënaqur nga skuadra, nga karakteri, nuk u dorëzua e dha maksimumin. Nuk kishte probleme edhe humbja, ne mundohemi të përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve. Si ishte sot, por do kemi kohën të përgatitim skuadrën për ndeshjet e tjera.

E vetmja mënyrë për Flamurtarin është play-off. Ta bëjmë gati skuadrën për ato ndeshje vendimtare. Skuadra është e mirë, emrat janë të mirë.

Objektivi i Flamurtarit, pozicionet që janë, do që të kapi vendin që meriton për momentin në këtë kampionat, vendi i tretë. Të jemi realistë dhe me këmbë në tokë”, tha Memushi për “MCN” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"