Sheikët nuk i ndahen Milanit, klubi i Premier Ligës tenton t’i prishë punë kuqezinjve për talentin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 14:25

Sheikët nuk i ndahen Milanit, klubi i Premier Ligës tenton t’i prishë punë kuqezinjve për talentin anglez

Njukasëll dhe Milani duket se po ndjekin të njëjtën axhendë përsa i përket objektivave në merkato ku pas mesfushorit Renato Sançez, klubi anglez është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Totenhemit Japhet Tanganga.

9789789999

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, mbrojtësi iu ofrua Milanit nga ana e Totenhemit disa ditë më parë, por mungesa e një përgjigjeje pozitive nga ana e kuqezinjve ka bërë londinezët të shikojnë në kampionatin vendas duke ofruar kartonin e tij dhe tek Njukasëll.

Talenti anglez ende duhet të vendosi për destinacionin e tij të radhës, me fjalën e tij që do të ketë shumë peshë në tratativat mes Totenhemit dhe klubeve të interesuara për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"