Sezoni më i mirë në La Liga, Atletiko Madrid mund të humbasë Grizmanin për një shifër qesharake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 15:47

Sezoni më i mirë në La Liga, Atletiko Madrid mund të humbasë Grizmanin për një shifër qesharake

Antuan Grizman po kalon një moment shumë të mirë me fanellën e Atletiko Madridit. Sulmuesi francez ka arritur të shënojë 15 gola dhe ka dhënë 17 asiste në 38 ndeshje të kampionatit spanjoll, duke qenë protagonist absolut për skuadrën e Simeones.

grizman

Ndërkohë, futbollisti francez ka edhe një klauzolë largimi nga skuadra e Atletikos. Ai mund të largohet për shumën modeste të 22 milionë paundëve, ndryshe nga shumat për të cilat është lakuar emri i tij në vitet e fundit.

Grizman u transferua në vitin 2019 nga Atletiko te Barcelona për shifrën e 130 milionë eurove ndërkohë që vetëm pak kohë më vonë u rikthye sërish në Madrid pasi me fanellën e Barcelonës dështoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"