Sezon jo i mirë te Barcelona, Liverpuli kërkon të rikthejë në shtëpi brazilianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 17:04

Sezon jo i mirë te Barcelona, Liverpuli kërkon të rikthejë në shtëpi brazilianin

Filipe Kutinjo pas një sezoni jo shumë të mirë tek Barcelona , po mendon seriozisht largimin nga katalanasit.coutinho.barcellona.2018.19.smorfia.750x450

Pas interesimit të Mançester Junajtid dhe PSG në garë për shërbimet e Kuntinjo është futur edhe Liverpuli. Sipas asaj që shkruan “Le10 Sport” tekniku ,Jurgen Klop e pëlqen shumë lojtarin dhe e dëshiron përsëri në skuadër.

Kujtojmë që 27-vjeçari ishte pjesë e Liverpulit 2 sezone më parë kur u largua në drejtim të Barcelonës me shpresën se do të fitojë Ligën e Kampionëve.Philippe-Coutinho-to-Man-Utd-Barcelona-star-makes-transfer-decision-because-of-Liverpool-1918529

Ai ka refuzuar Mançester Junajtin për shkak të respektit që ka për Liverpulin. Lojtari do ta pranonte një rikthim në “Anfield” por, pengesë mendohet të jetë paga e lartë që lojtari përfiton tek klubi aktual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"