Serxho Ujka është 100% i sigurt: Laçi e kalon Iskrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 21:40

Serxho Ujka është 100% i sigurt: Laçi e kalon Iskrën

Mesfushori i Laçit, Serxho Ujka, vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij në këtë përballje të parë me Iskrën, ndonëse nuk morën dot fitoren.

Ujka Laci

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori pohon se problemi kryesor ishte qëndrimi i kundërshtarit në mbrojtje, por në 90-minutëshin e ardhshëm beson te kualifikimi.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe u paraqitëm mirë. Por, kundërshtari luajti shumë mbrapa dhe na mbuloi mirë. Tani kemi edhe 90-minutëshin e dytë në Mal të Zi dhe shpresoj që të kualifikohemi”, u shpreh fillimisht futbollisti i kurbinasve. Sa i përket kualifikimit ai është i bindur 100 për qind dhe se ky barazim nuk ndryshon asgjë për ta.

“Ky barazim nuk ndryshon asgjë, sepse mund të fitojmë atje, ndaj nuk përbën asnjë problem. Kam 100% besim që do të kalojmë më tej”, u shpreh për gazetën mesfushori i Laçit, Serxho Ujka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"