Ronaldo zyrtarizohet te Juventus, shikoni se si e urojnë lojtarët për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 23:18

Ronaldo zyrtarizohet te Juventus, shikoni se si e urojnë lojtarët për aventurën e re

Kristiano Ronaldo tani është një lojtar i Juventusit tashmë. Për të kanë ardhur edhe reagimet ose urimet e para për aventurën e tij të re. Më poshtë reagimet e disa prej lojtarëve të Reali Madrid.

20170815-the18-image-cristiano-ronaldo

Toni Kros: “Vendimtar për trofetë që kemi fituar në të shkuarën. Një kampion i vërtetë. Ishte një kënaqësi që të luaja me ty. Gjithë të mirat legjendë.

Sami Khedira: “Mirë se erdhët në Torino, Kristiano. Ne kemi kaluar kohë të bukura në Madrid, mezi po prës të punoj me ju. Sot është një ditë speciale.

Serxhio Ramos: “Kristiano, golat e tu, numrat e tu dhe gjithçka ne kemi fituar bashkë flasin vetvetiu. Ju keni një vend special në histori të Real Madridit. Si ‘Madrilen’ ne do të kujtojmë gjithmonë. Ishte kënaqësi të luajmë se bashku, bishë. Një përqafim të madh dhe fat”

Marko Asensio: “Ka qenë një kënaqësi të luaja përkrah teje, ju keni qenë një shembull në çdo mënyrë. Ju uroj fat të mirë në aventurën tuaj të re.”


Paulo Dibala: “Mirë se erdhët Ronaldo”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"