Postuar: Shkurt 1, 2016 | 22:34
Ronaldo thyen urdhrin e presidentit të Realit për të takuar “mikun” e tij në Marok (FOTO)
Ylli i Realit të Madritid Kristiano Ronaldo ka udhëtuar sërish në drejtim të Marokut për të takuar mikun e tij. Mediat britanike shkruajnë se Ronaldo ka thyer urdhrin e presidentit të Realit, Florentino Peres, që e ndalonte atë të udhëtonte drejt Afrikës.
Sipas tabloidit “The Sun”, “Prez dhe Zidan janë mërzitur pas udhëtimit të Ronaldos për të takuar Badr Harin”.
Më herët, disa media spanjolle dhe franceze hodhën hije dyshimi për “lidhjen” mes sulmuesit të Realit dhe Kik-bokserit. Ndërsa një javë më parë, presidenti Perez e ndaloi atë të udhëtonte në takime private drejt tij.
Mediat e huaja raportojnë se Reali po humbet durimin me Ronaldon dhe aludojnë për një largim të mundshëm nga Bernabeu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"