Roma-Xhaka dashuri e pambaruar, Murinjo e vë të parin në listën e merkatos së dimrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 21:47

Roma-Xhaka dashuri e pambaruar, Murinjo e vë të parin në listën e merkatos së dimrit

Roma-Xhaka, nuk është një dashuri e mbaruar. Ashtu siç parashikohet nga ‘’Corriere dello Sport’’ interesimi i verdhekuqve për mesfushorin zviceran nuk është zhdukur.

xhaka

Pra mesfushori shqiptar është rikthyer zyrtarisht fletoren verdhekuqe për tregun e janarit. Roma vazhdon të kërkojë një mesfushor për të zgjatur rotacionet dhe për t’i dhënë Mourinjos më shumë zgjedhje në skuadër.

Verën e kaluar, Xhaka ishte objektivi numër një i portugezit për një kohë të gjatë, por dëmtimi i Spinacolas dhe largimi i Xhekos i shtynë verdhkuqtë të investojnë në role të tjera.

Ndërkohë Xhaka rinovoi  kontratën me Arsenalin dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që do ta mbajë jashtë fushës deri në fund të vitit. Gatishmëria e tij për t’u transferuar në kryeqytet ishte e qartë qershorin e kaluar dhe mund të mos ketë ndryshuar.

Ndërhyrja e Murinjos mund të jetë vendimtare në këtë tratativë, pasi tekniku portugez e ngacmon shpesh Xhakën me komentet e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"