Roma nuk ndalet me Dibalën, Murinjo dëshiron në skuadër dhe… Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 19:31

Roma nuk ndalet me Dibalën, Murinjo dëshiron në skuadër dhe… Ikardin

Roma e Zhoze Murinjos duket se ende nuk e ka mbyllur me goditjet e bujshme në merkaton, me klubin kryeqytetas që është vënë në ndjekje të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi.

IKARDI 1

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në ditët e shkuara ka pasur kontakte mes Romës dhe Parisit për mundësitë e finalizimit të këtij transferimi, me francezët që e kanë vendosur prej kohësh Ikardin në merkato.

Italianët do të mund ta përballon këtë operacion vetëm me anë të një formule huazimi, ndaj së cilët Parisi për momentin nuk është i hapur për shkak të dëshirës për shitjen përfundimtare të lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"