Renditja e Kategorisë së Parë/ Bylisi rikthehet në krye, si ndryshon tabela pas javës së 19-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 20:30

Renditja e Kategorisë së Parë/ Bylisi rikthehet në krye, si ndryshon tabela pas javës së 19-të

Supersfida mes AF Elbasani dhe Flamurtarit, mbylli siparin e javës së 19-të në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan surprizat. Pas përfundimit të kësaj jave, kryesimin e ka rimarë Bylisi. Edhe pse me një ndeshje më pak, ballshiotët e trajnerit Bellai, janë shkëputur me 2 pikë nga ndjekësit e AF Elbasanit.  

kategoria-e-pare-1

Ndërkohë për sa i përket katër skuadrave të tjera, që kërkojnë një biletë për në fazën “play off”, momentalisht, Vora, Flamurtari, Apolonia dhe Korabi, janë pozicionuar në këto vende respektive.  

rezultatet e javes se 19-te

Rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë. Tabela mbyllet nga Luzi, ndërkohë që në pozita jo fortë komode duken edhe Tomori, Kastrioti dhe Besa. Disi më e qetë paraqitet situata për Burrelin dhe Lushnjën, gjithsesi në bazë të pikëve në renditje, një gjë është e sigurt, që ky kampionat do të jetë i luftuar deri në javët e fundit.  

renditjaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"