Reali nuk ndalet në merkato, Perez gati të rrëmbejë yllin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 15:49

Reali nuk ndalet në merkato, Perez gati të rrëmbejë yllin e Napolit

Fabian Ruiz ishtë një nga lojtarët më të mirë, tek Napoli në sezonin që sapo u mbyll.fabian-ruiz-3

Ruiz ishte një nga titullarët e padistutueshëm tek italianët, duke dhuruar paraqitje shumë të mira nën drejtimin e Ançelotit. Pikërisht falë këtyre paraqitjeve ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Në gjurmët e lojtarit është vënë Real Madridi, i cili deri tani ka bërë një merkato shumë të mirë duke afruar në skuadër 5 lojtarë , me shumë kualitet.ruiz_fabian_21
Sipas asaj që shkruan “SportMediaset” lojtari pëlqehet shumë nga presidenti , Perez, i cili e do me çdo kusht në skuadrën e tij. Për të arritur një marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë, përshkak se , për tu bindur presidenti i Napolit , DeLaurentis është e vështirë. 23-vjeçari u ble vetëm një vit më parë nga Napoli, për shumën e 30 milionë eurove, dhe klauzola e tij është bërë sa dyfishi që u ble. Presidenti napolitan nuk ka ndërmend ta shesë loajtarin për një shumë më të vogël se 60 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"