“Qetësohuni, po vij”, gazeta spanjolle zbardh bisedën e Nejmarit me lojtarët e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 12:28

“Qetësohuni, po vij”, gazeta spanjolle zbardh bisedën e Nejmarit me lojtarët e Barcelonës

Nejmar duket shumë optimist dhe i qetë për të ardhmen e tij. Braziliani po pret zhvillimet nga kontaktet, që kanë katalanasit me PSG-në, së cilës duan t’i japin 100 milionë euro dhe një lojtar, për të.

Nejmar

Siç bën me dije gazeta spanjolle “Sport”, Kutinjo do të jetë ai që do të shkojë në Francë dhe Nejmar do të shkojë te Barcelona.

Kjo gazetë raporton se  në një grup që kanë disa lojtarë të Barcelonës, ku bën pjesë dhe Nejmari, braziliani u ka shkruar atyre: “Qetësohun, po vij”.

Të gjitha rrugët duket se e çojnë brazilianin në Katalunjë, aty ku ai gjeti lumturinë në karrierën e tij.

neymar-ce17

/PANORAMASPORT.AL/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"