Qardaku gati për krutanët, mesfushori Meta: Vora beson te ngjitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 11:09

Qardaku gati për krutanët, mesfushori Meta: Vora beson te ngjitja

Pas disfatës në Ballsh, Vora shpërdoroi një mundësi për ngjitjen direkte në Superiore. Shpresa kryesore tani mbetet përmes zonës “play-off”.

415914760_346839631437986_2959847783069881906_n

Ekipit këtë javë do t’i rikthehet edhe sulmuesi kryesor Eridon Qardaku, që pas operacionit ka lënë pas çdo gjë dhe është i gatshëm për sfidën kundër Kastriotit. Kështu që formacioni i Vorës do të jetë i plotë, pavarësisht mungesës së qendërmbrojtësit portugez, Pedro Gaio.

Mesfushori Fadil Meta para ndeshjes së sotme me Kastriotin, për “Panorama Sport” u shpreh: “Vora do t’ia bëjnë hyzmetin deri në fund të kampionatit. Kemi kohë përpara për t’u korrigjuar e për t’u bërë më agresiv në realizmin e objektivave tona. Humbja në Ballsh na ka zhgënjyer shumë në ecurinë tonë, por kurrsesi nuk heqim dorë deri në realizmin e objektivit, ngjitja në Superiore. Për këtë, skuadra u përgatit gjatë gjithë javës për sfidën e radhës kundër Kastriotit. E dimë se çdo ndeshje për do të jetë e vështirë, por ne nuk jemi pesimist. Janë akoma në lojë, me 30 pikë për t’u fituar. Do të luftojmë që të mos humbasim më. Nuk na falet asnjë hap fals. Kundër Kastriotit do të japim gjithçka në mënyrë që të rikthehen shpresat për mundësitë që skuadra të ngjitet në Superiore. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund të garës”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"