Problemi në gju i djeg karrierën/ Futbollisti “var këpucët në gozhdë” në moshën 26-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 23:43

Problemi në gju i djeg karrierën/ Futbollisti “var këpucët në gozhdë” në moshën 26-vjeçare

Futbollisti i Apolonisë, Denis Duda, i ka befasuar të gjithë me vendimin e marrë, teka ka hequr dorë nga futbolli i luajtur në moshën 26-vjeçare, duke “varur këpucët në gozhdë”.

Denis Duda

Duda në 5 sezonet e fundit ishte pjesë e Apolonisë, nga ku zyrtarizoi “divorcin” me futbollin e luajtur. Ky vendim erdhi për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar disa sezone më parë.

Problemi në gju nuk u zhduk dhe futbollisti do të duhej të operohej përsëri, aq sa aiproblem u bë kronik. Futbollisti  nuk arriti të shpaloste të gjithë potencialin e tij.

Duda

Madje në sezonin që sapo u mbyll, edhe pse ishte regjistruar si futbollist, Duka ka bërë edhe rolin e asistentit të trajnerit Kanarsa. Vlen të thkesohet se Duda më parë në elitën e futbollit shqiptar ka luajtur edhe me Flamurtarin në sezonin 2014-2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"