“Privilegj të përfaqësoj Shqipërinë”, ylli që po shkëlqen te Ballkani në “radarin” kuqezi: Të gjithë jemi një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 20:40

“Privilegj të përfaqësoj Shqipërinë”, ylli që po shkëlqen te Ballkani në “radarin” kuqezi: Të gjithë jemi një…

Shqipëria po përgatitet për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite, e cila do të luhet më 26 tetor në Abu Dabi. Nisur nga fakti që shumica e lojtarëve të Kombëtares do të jenë të angazhuar me klubet e tyre, këtë ndeshje do të shohim një përfaqësuese me shumë emra të rinj, të cilët do të kenë një mundësi për të bindur trajnerin Edi Reja që t’i bëjë pjesë e ekipit kombëtar edhe në vazhdim.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

RRAHMANI- Në ditët e fundit janë përfolur shumë emra në media, madje dhe për disa lojtarë ka pasur ftesa nga Shqipëria, edhe pse deri tani nuk ka asnjë listë zyrtare.

295465116_3243701075867588_5448986909577634904_n-780x439-1

Pasi e humbëm një mbrojtës si Amir Rrahmani, i cili tashmë luan për Kosovën dhe Napolin në Serinë A, një tjetër Rrahman ka dalë në skenë. Fjala është për sulmuesin e Ballkanit, i cili po shkëlqen me kampionët e Kosovës në kampionat dhe në Ligën e Konferencës, ku në fazën eliminatore realizoi 7 gola, duke marrë edhe krahasime të tipit “Levandovski i ri”.

BALLKANI

21-vjeçari ka qenë i ftuar në emisionin “Ekipi A” në “ATV” dhe është pyetur se nëse do të përfaqësonte Kosovën. “Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse të injoroj Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe po të luash te Kombëtarja e Shqipërisë është një privilegj shumë i madh, pasi shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova, si Shqipëria, jemi një”, ka thënë Albion Rrahmani.

HOXHA- Ndërkohë, Shqipëria po synon një tjetër lojtar të Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin, Arbër Hoxha, i cili është pjesë e Slaven Belupo në Kroaci. Anësori ka marrë vëmendjen e disa skuadrave dhe ekipi i tij po interesohet për ta shitur lojtarin me një çmim sa më të lartë. Por, për këtë, ata shpresojnë që Arbëri të marrë një ftesë prej Kombëtares kuqezi. Sipas asaj që shkruan “Sportske jutarnji”, Shqipëria është duke shqyrtuar opsionin për t’i bërë ftesë lojtarit që ka luajtur tri ndeshje me Kosovën në miqësore dhe shënuar një gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"