“Presion dhe përleshje fizike, jam i frikësuar se nuk na mbron askush këtu”, Tetova akuzon dhe kërcënon pas humbjes: I kemi në dorë të gjitha ndeshjet në vijim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 20:41

 “Presion dhe përleshje fizike, jam i frikësuar se nuk na mbron askush këtu”, Tetova akuzon dhe kërcënon pas humbjes: I kemi në dorë të gjitha ndeshjet në vijim…

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka denoncuar raste presioni dhe përleshje fizike në sfidën mes skuadrës së tij dhe të Erzenit që u luajt në “Arenën e Demave”. Tekniku i rrogozhinasve foli edhe për kartonin e kuq të Spahiut, duke akuzuar gjyqtarët për dy masa gjykimi.

bandicam 2024-04-08 20-25-01-968

“Kishim një pjesë të parë të balancuar me disa gabime nga ana jonë, nuk mendoj se kishte presion shumë të madh nga ekipi i Erzenit në këtë pjesë. Thjesht ia dhamë ne topin në rastet që u krijuan. Në pjesën e dytë tërhoqëm pak skuadrën se Erzeni nuk kishte çfarë të humbte. Pastaj ajo dalje me karton të kuq nuk e kutpj pse të ndodhë, se provokimet janë nga stoli, me atë rast mendoj se u mbyll gjithçka.

Mungoi te pjesa e sulmit, aty çaloi më shumë. Drame sot ishte në një pozicion të ri se Montenegro gjatë javës ka qenë me serume dhe ishin të detyruar të bënim ndryshim. Mendoj që nuk tërhoqëm mirë për të shkuar drejt portës në sulm se manovra ishte. Topin e kishim në zotërim, normalisht që ka gabime edhe për presionin e kundërshtarit, absolutisht. Por pjesa kryesore ishte forma e presionit dhe mënyra për të shkuar drejt portës së kundërshtarit.

Xhemajli do të jetë edhe dy javë jashtë, këto informacione kemi nga doktorët. Lajmi i mirë është që afrohet Gjata këtë javë. Mendoj se do të kemi një afrim e ikën një tjetër, por kampionati ky është.

Nuk është se jam i qetë, jam pak i frikësuar se këtu çfarë nuk ndodhim. Ka presion të vazhdueshëm, pat edhe përleshje fizike. Unë nuk e kuptoj këtë lloj presioni çfarë është. Njerëz civilë, përderisa nuk ka kush të mbrojë, ndodhin këto gjëra. Trajneri është regjizor, përgatit skuadrën që të tregojë skuadrën gjatë javës. Nuk mund të ketë presin të asnjë lloji. Ishte në  sallon këtu, në shesh. Nuk është normale fare.

I kuqi? Ngrihen stoli i Erzenit, shajnë lojtarin, ai shan. Të njëjtën gjë bën mbrojtësi i majtë i Erzenit, shan të katërtin. E njëjta situatë, lojtari im dënohet, i tyre jo. Suksese. Ne jemi në katërshe, ne kemi në dorë të gjitha në ndeshjet në vazhdim, nëse nuk na lejohet të luajmë futboll”, tha ai për “MCN” pas ndeshjes.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"