Presidenti i federatës spanjolle në telashe, xhaxhai i tij i sulmon nënën dhe i shkatërron shtëpinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 15:17

Presidenti i federatës spanjolle në telashe, xhaxhai i tij i sulmon nënën dhe i shkatërron shtëpinë

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Luiz Rubiales është përballur me një moment të jashtëzakonshëm, pasi i kanë nisur problemet me xhaxhain e tij. Ky i fundit është dënuar nga autoritetet spanjolle për shkak se ka nisur një fushatë mediatike për të rrëzuar nga detyra nipin e tij.

rubiales

Dënimi i marrë nga autoritetet që e kanë shkarkuar nga çdo detyrë e ushtruar, nuk është pritur mirë nga Huan Rubiales. Persona që e shoqëronin atë, kanë sulmuar shtëpinë në të cilën ndodhej nëna e presidentit, por për fat të mirë ajo nuk gjendej në shtëpi gjatë asaj kohe.

Personat që janë ende të paidentifikuar, kanë shkatërruar çdo gjë brenda shtëpisë duke dëmtuar muret dhe tavanet. Ajo jetonte e vetme në një nga lagjet e “Calle Ancha de Motril” në Granada. Policia spanjolle ka nisur hetimet dhe me siguri që kjo ngjarje do të rëndojë edhe më shumë akuzat për xhaxhain e presidentit, Huan Rubialesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"