Premtimi i Flamur Ruçit: Bylisi e mbyll si kampion, ndaj Luzit ishte thjesht një ditë “jo”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 20:30

Premtimi i Flamur Ruçit: Bylisi e mbyll si kampion, ndaj Luzit ishte thjesht një ditë “jo”

Bylisi do të kërkoj 3 pikët të shtunën, në orën 14:00, në “Adush Muçaj” ndaj Luzit. Trajneri Arian Bellai pritet që të bëj disa lëvizje, pasi grupi është i kushtëzuar, nga disa mungesa të rëndësishme. Ndaj Luzi 2008, Bylisi vetëm që humbi ndeshjen dhe vendin e parë, por u ndëshkua edhe me kartonë.

Flamur Ruci

Autori i golit të nderit të Bylisit ndaj Luzit, Flamur Ruçi, në prag të ndeshjes me Besën për “Panorama Sport” u shpreh: “Ndaj Luzit ishte një ditë jo e mirë për Bylisin. E kishim menduar ndryshe dhe ishim përgatitur për të fituar. Për hir të së vërtetës nuk kemi pasur fat. Në momentin tonë më të mirë nuk shënoi Luzi, por ishte një autogol. Ne reaguam dhe po luanim më mirë se luznjakët edhe kur ndeshja ishte 2-0 për ata. Shënuam dhe ngushtuam rezultatin.

Mund të shënonim dhe barazonim e të kalonim në avantazh, sepse prodhuam lojë deri në fundin e pjesës së parë. Në atë sfidë ishim më lartë se kundërshtari. U munduam edhe në fillimin e pjesës së dytë, por ishte një ndeshje ‘jo’. U mundëm në një sfidë që ishim përgatitur dhe duhet që ta kalonim me 3 pikë. Tani të bëjmë autokritikë. Më vjen shumë keq që e humbëm ndeshjen, por edhe vendin e parë që e kemi mbajtur nga java e parë e këtij sezoni.

Kështu që kreu i takon Bylisit, sepse kemi derdhur djersë dhe kemi ekipin më të mirë. Nga ndeshja e radhës me Besën duhet të nisë kthesa e vërtetë e Bylisit. Javët e mbetura duhet t’i luajmë si finale dhe të fitojmë çdo ndeshje deri në fund, duke bërë më së miri detyrën tonë. Jam i bindur që do të ngjitemi dhe do të jemi ne kampionët e së Parës”.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"