Po shkëlqejnë në klubet e tyre, por nuk ka vend për ta në Kombëtare/ Të harruarit e Edi Rejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 22:21

Po shkëlqejnë në klubet e tyre, por nuk ka vend për ta në Kombëtare/ Të harruarit e Edi Rejës

Nga Armando Sadiku tek Eduart Roça apo Enriko Papa. Shumë emra futbollistësh janë harruar nga tekniku italian edhe në këtë miqësore ndaj Arabisë Saudite. Sulmuesi elbasanas po shkëlqen me Kartagjenën në Spanjë, por prej më shumë se një viti nuk grumbullohet me Kombëtaren.

reja

Një rast tjetër është ai i Eduart Rrocës, i cili luan në Superligën turke dhe mban shiritin e kapitenit tek Istanbulspori dhe madje ka shprehur disa herë dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por edhe për të nuk është adresuar një ftesë.

Një tjetër emër është edhe Enriko Papa, për të cilin është përfolur shumë herë, por mesfushori që luan me Rizesporin në Turqi nuk është në planet e Edi Rejës. Gjithashtu një tjetër futbollist që po bën mjaft mirë me klubin e tij, Ykomben në Angli, është edhe Anis Mehmeti, por mesfushori nuk u preferua nga trajneri i Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"