“Pjesa e dytë la për të dëshiruar nga të dyja”, Starova analizon Partizani-Vllaznia: Shpresa e të kuqve në “Final Four” është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:44

“Pjesa e dytë la për të dëshiruar nga të dyja”, Starova analizon Partizani-Vllaznia: Shpresa e të kuqve në “Final Four” është…

Sulejman Starova mendon se dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë ishte një përballje që nxori në pah kujdesin e të dy ekipeve në këtë pjesë të sezonit ku luftojnë për vendin e dytë, por edhe problemet që shfaqin të kuqtë kur i mungojnë lojtarë të veçantë.

bandicam 2024-04-07 22-01-33-133

“Jam i kënaqur me pjesën e parë, kishte ritëm, kronikë të pasur, nivel, edhe pse disa gabime teknike të vogla. Partizani në fillim në 10-15 minutat e para, edhe nga dëshira për të shkuar sa më shpejt në portë, e ekzagjeruan mbrojtësit me topin e gjatë. Pas 15 minutave kur filloi të ndërtonte nga poshtë, arriti ta mbyllte pjesën e parë më shumë se Vllaznia në gjysmëfushën e saj dhe krijoi raste e aksione, Ndërsa Vllaznia, ndryshe nga herët e tjera, me formën e vet të lojës që të presë kundërshtarin e ka bërë nga fillimi e deri në fund, por e veçanta ishte qëndrimi afër i Grudës e Malës afër Balajt. Hakaj u favorizua nga rombi i Partizanit, ishte më i miri në fushë.

Nëse Partizani kishte një rast më tepër për gol, edhe pse Vllaznia zgjodhi kundërsulmin dhe të jetë e kujdesshme dhe ia arriti qëllimit në të parën. Papritmas nisi pjesa e dytë me Vllazninë në zotërim topi. Më shumë shfaqet ajo deri në minutën e 65 kur u bënë ndërrimet. Partizani nuk ia doli të shkonte te loja e vet, u ndikua shumë te loja e dy lojtarëve të rëndësishëm që mungonin, Cara e Hadroj. Nuk pamë ritmin e zakonshëm të Partizanit, rrallë e pamë.

Pjesa e dytë la për të dëshiruar, nëse do të ishte si e para do thoshim që ishte lojë e bukur, por pjesa e dytë la për të dëshiruar nga të dy skuadrat. Partizani nuk kishte mundësi të bënte presionin lart që e ka karakteristikë. Pastaj te ndërrimi i lojtarëve nuk ia doli, këto lojtarë janë shumë të rëndësishëm dhe kanë ndikuar shumë. Vazhdon Partizani me shpresën që në “Final Four” do ta ketë formacionin e plotë. Vllaznia paraqiti stabilitet në lojë. Vazhdon lufta. Provë gjenerale ishte për të dyja, por kryesoja ishte vendi i dytë. Dy skuadrat e para kanë avantazhin e barazimit”, tha Starova për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"