Pioli pas disfatës së Milanit: Gabuam qasje për 20 minuta, mëkat mos fitosh kur shënon tri herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 17:24

Pioli pas disfatës së Milanit: Gabuam qasje për 20 minuta, mëkat mos fitosh kur shënon tri herë

Në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, Milani ka pësuar tetë gola. Për të kuptuar rëndësinë e shifrës, mjafton të themi se më keq në të njëjtën periudhë kanë bërë ekipe si Sasuolo dhe Salernitana. Sidoqoftë, Stefano Pioli nuk shkurajohet. Të paktën kjo dukej nga deklarata që trajneri i Milanit dha pas ndeshjes së djeshme.

pioli

PARAQITJA – “E nisëm keq, 15- 20 minutat e para nuk patëm konsistencën e duhur. Më pas komanduam lojën, duke krijuar shumë, por edhe duke bërë po aq gabime. Nuk është çështje përkushtimi, por edhe golat që pësuam mund të ishin shmangur për shkak të mënyrës sesi erdhën. Mëkat të mos fitosh pasi ke shënuar tri herë”.

PROTESTA E TIFOZËVE – “Duhet të jemi të fokusuar për të bërë mirë deri në fund. Tifozët kanë qenë një vlerë e shtuar vitet e fundit. Ata do të kenë arsyet e tyre nëse do të zgjedhin të protestojnë”. TRI BARAZIME – “Ma Sasuolon erdhi ndryshe, ndaj Juves ishte një ndeshje tjetër, teksa me Xhenoan u detyruam të përsëri ndryshe. Nëse duam të sulmojmë atëherë duhen ndërmarrë disa rreziqe. Do ta kuptoja vlerësimin negativi nëse do të kishim pësuar 3-3 në fushë të hapur, por nuk ishte kështu. U vendosëm keq dhe ai ishte gabimi ynë. Ndryshova formacionin sepse energjia po pakësohej, vendosa një mbrojtës shtesë, por rezultati nuk ishte ai që doja”.

INTERI DHE ROMA – “Eliminimi nga Europa dhe derbi i humbur kanë pasur pasojat e tyre, pasi qëllimet tona ishin të tjera. Në ato ndeshje mund të kishim bërë më mirë. Nuk arritëm të shprehemi dhe është e qartë se në bilancin final të sezonit ato sfida janë një aspekt negativ”. LEAO – “Kur bëj zëvendësimet nuk mendoj se po bëj diçka të fortë apo po provoj diçka. Rafa ishte shumë pak brenda zonës kundërshtare, më duhej një sulmues i jashtëm që mund ta bënte më shumë dhe Okafor e bëri. Jo të gjitha ndeshjet janë të njëjta dhe jo të gjitha paraqitjet janë të të njëjtit nivel”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"