Pikantet Partizani-Kukësi/ 100-lekëshi nuk i mbush shkallët, tifozët verilindorë braktisin skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2022 | 22:12

Pikantet Partizani-Kukësi/ 100-lekëshi nuk i mbush shkallët, tifozët verilindorë braktisin skuadrën

Partizani-Kukësi ishte një ndeshje e zjarrtë në fushën e lojës, por jo në tribuna. Tifozët dhe dinamizmi në shkallët e stadiumit “Air Albania” nuk ngjante me spektaklin e asaj që ndodhi në fushë.

Stop lufta

* Gjashtë lojtarë të Partizanit me bluza të bardha me nga një shkronjë në gjoks, formojnë shprehjen “stop war” (ndaloni luftën) duke u sensibilizuar me Ukrainën, e sulmuar ushtarakisht nga Rusia.

* Peace (paqe) dhe ngjyrat e flamurit ukrainas shfaqen në ekranet reklamuese rreth fushës së lojës.

* As çmimi prej vetëm 100 lekësh nuk jep rezultatin e pritshëm për sa i përket pranisë së tifozëve në shkallët e stadiumit. Në “Air Albania” ishin rreth 1500 spektatorë. * Pas fundit të pjesës së parë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici qëndron i vetëm në tribunën VIP, dukshëm i zhgënjyer më paraqitjen e skuadrës së tij.

* Tifozët e Partizanit hedhin disa herë lëndë plasëse të fuqishme për të shqetësuar sa më shumë portierin Tafas, ndaj të cilit kishin mjaft mllef.

Në një moment, lënda plasëse shpërthen shumë pranë portierit, duke e dëmtuar. Mjekët e të dyja ekipeve dhe ata të stadiumit ndërhyjnë menjëherë te portieri i Kukësit, i cili pas pak çastesh nis të ndihet më mirë dhe arrin të qëndrojë në fushë për të vazhduar lojën.

* Pas rezultatit 3-0, tifozët e Kukësit nisin të braktisin tribunën pas Alban Hoxhës. Pas dy golave në fund të ndeshjes, tifozët e pranishëm numëroheshin me sy të lirë, teksa në nisje të ndeshjes ishin të konsiderueshëm në numër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"