Pikantet e Skënderbeu-Tirana/ Spektakël dhe nerva, në Korçë mallkojnë VAR-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 13:15

Pikantet e Skënderbeu-Tirana/ Spektakël dhe nerva, në Korçë mallkojnë VAR-in

Skënderbeu-Tirana ka dhuruar sërish emo cione si në fushë edhe në tribuna duke qëndruar brenda pritshmërive sa herë që përballen këto dy ekipe.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Kjo edhe për faktin se dy tifozeritë kanë dhuruar emocione në shkallët e stadiumit për 90 minuta, duke mos kursyer për fat të keq edhe ofendimet në distancë mes njëra-tjetrës. Për këtë takim tifozët ultras të Skënderbeut kanë lëvizur nga vendi i tyre i zakonshëm që i gjen gjithmonë në qendër të tribunës C, duke u spostuar në cep të saj. “Panorama Sport” iu sjell të gjitha pikantet.

-Emocione ka pasur edhe në fushë, por mbi të gjitha në pistë atje ku shumë ish-ë të Skënderbeut kanë marrë duartrokitje dhe përshëndetje të përzemërta jo vetëm nga tifozët, por edhe nga stafi bardhekuq. Fagu, Latifi, Mici dhe Lulaj kanë qenë miqtë specialë të kësaj përballje mes dy ekipeve. Përqafim i ngrohtë ka qenë ai i Gvozdenoviç dhe Fagut që në të kaluarën kanë luajtur së bashku për të njëjtën fanellë ndërsa tani përballen si kundërshtarë në krye të dy pankinave.

-Mungesa e Frenklin si rezultat i transferimit tek Astana nuk është pritur si zgjedhje e duhur në këtë moment nga tifozët që gjatë gjithë lojës kanë “qarë” mungesën e sulmuesit kryesor që penalizonte ekipin në fazën finale të aksionit. Sipas tyre shitja e tij ka qenë e nxituar nga klubi nëse kërkon të hyjë në katër ekipet e para të kampionatit.

-Kartoni i kuq i dhënë për Rabiun pas rishikimit të VAR nga ana e Andi Koçit ka irrituar stolin bardhekuq dhe tifozët e pranishëm në stadium. Sa herë që VAR hyn në lojë në ndeshjen e Skënderbeut asnjëherë nuk hyn në favor të korçarëve, kanë qenë pretendimet e pankinës bardhekuqe dhe tifozëve. Gjë që vërtetohet më pas edhe te përplasja mes Nikajt dhe Kozit ku këtë herë VAR nuk ndërhyn por mjaftohet me një të verdhë të dhënë fillimisht nga Koçi. Detaje këto që janë shoqëruar me acarime të momentit nga stafi bardhekuq dhe me buzëqeshje ironike të Gvozdenoviç.

-Edhe pse me një lojtar më shumë në fushë gjërat nuk shkojnë mirë për Tiranën dhe kjo nuk i pëlqen aspak Fagut që fillimisht thërret Jonuzin afër për ta këshilluar në lojën e tij. Më pas bën të njëjtën gjë ne distancë me Përgjonin dhe Deliun ku i kërkon më shumë iniciativë dhe përqendrim tek topi i dytë.

-Nga ana tjetër Gvozdenoviç ironik me vendimet e kryesorit vijon të mbajë të tijtë e karikuar për të dhënë maksimumin edhe pse me një lojtar më pak.

-Në pjesën e dytë Fagu shkund të tijtë dhe Tirana fiton më tepër terren. Diçka e tillë nuk i pëlqen trajnerit të Skënderbeut që kapet fillimisht me Randin për rrezikimet që sjell në prapavijë me hezitimet në pasim e më pas me Shaqen, të cilit i kërkon të mos e ulë ritmin e lojës dhe të përplaset fort për çdo top

. -Minutat kalojnë dhe presioni për rezultatin rriten tek Tirana. Fagu mundohet të përcjellë qetësi nga pankina por e ka të pamundur. Fillimisht acarohet për një gabim në vendosje të ekipit të tij në një situatë të rrezikshme më pas nuk u beson syve për rastin e humbur nga Abazaj vetëm 5 metra larg portës. Në fund ka zhgënjim për rezultatin dhe atë që prodhoi ekipi në fushë por mbi të gjitha për atë se vendi i katërt largohet gjithnjë e më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"