Pikantet e sfidës në Rrogozhinë/ “O zjarrfikës, e dogje Erzenin”, provokojnë shijakasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 21:23

Pikantet e sfidës në Rrogozhinë/ “O zjarrfikës, e dogje Erzenin”, provokojnë shijakasit

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të sfidës Erzeni-Skënderbeu. Lojtarët e munguar të dy ekipeve respektive si Mihana, Migone, Dumfur apo Dean Liço, shpesh herë bënin rolin e trajnerit duke këshilluar dhe inkurajuar shokët.

ERZENI-SKENDERBEU

Tifozët e Erzenit kishin përgatitur një banderolë, e cila nuk u lejua të futej në stadium nga delegati i sfidës, Eduart Gjini për shkak të mesazhit seksist që paraqiste.

Tifozët shijakas, për ta çuar deri në fund përpjekjen e tyre, shpalosën banderolën në një nga banesat përballë stadiumit. Në të shkruhej:

“O korçare o hiç fare”. Në fund të sfidës tifozët e Erzenit provokuan arbitrin Alla duke i thënë: “O zjarrfikës e dogje fare Erzenin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"