Pikantet e Laçi-Partizani/ Cungu “shfryn” në pankinë, Murataj i jep zemër Carës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 11:08

Pikantet e Laçi-Partizani/ Cungu “shfryn” në pankinë, Murataj i jep zemër Carës

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Laçi-Partizani, e mbyllur me shifrat 1-1.

PARTIZANI-LACI

* Sfida mes kurbinasve dhe kryeqytetasve u ndoq nga një numër prej afro 400 tifozësh, teksa nuk mungoi as prania e disa tifozëve të Partizanit, të cilët erdhën me vonesë për shkak të trafikut.

* Cara del nga fusha në minutën e 19-të pas kartonit të kuq të akorduar nga kryesori Xhaja. Kapiteni Murataj nxiton t’i japë kurajë kavajasit, duke i thënë diçka në vesh.

* Menjëherë pas të kuqit ndryshojnë planet te Partizani. Ndërkohë që Cara i drejtohet tuneleve, Plaku dhe Karapici me letra në duar thërrasin disa nga lojtarët për t’i dhënë udhëzime të reja. Shehi vendos ta zgjidhë duke mos konsumuar ndërrim.

* Xhuliano Skuka shfaq sërish probleme, këtë herë shëndetësore dhe nuk e mbyll dot pjesën e parë. Dibrani lë lojën në shtesë dhe i lë vendin Magetit. Laçi e kishte konsumuar zëvendësimin më parë me daljen e Kurtit pas ndërhyrjes së Carës në mesfushë. Te Partizani me probleme fizike la fushën edhe Andi Hadroj.

* Trajner i Laçit, Armando Cungu, ishte nervoz thuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe ndiqte çdo aksion me shumë emocion. Pas golit të pësuar shkodrani e nxjerr inatin duke goditur me shuplakë pjesën mbuluese të pankinës së kurbinasve. Te penalltia e humbur trajneri tregon zhgënjimin duke vënë duart në fytyrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"