Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Batuta tifozësh, Beshiraj është “fair play” me… ujin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 8:20

Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Batuta tifozësh, Beshiraj është “fair play” me… ujin

Përballja mes Kukësit dhe Dinamos, e luajtur mesditën e djeshme në Kukës, kishte edhe momentet pikante, të cilat “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

kukesi dinamo

– Bastari kërkon të vërë që në fillim rregull, duke mos lejuar përkeqësimin e situatës. Në minutën e 15-të ndal lojën vetëm për të këshilluar dy lojtarët, Tahiri dhe Reçi, të cilët duhet të tregojnë kujdes.

– Devolli tërbohet me Dukën që humbet topin në dyluftimin me Vilën, duke rrezikuar pësimin e golit. – Bastari shkon të këshillojë edhe Bledar Devollin në minutën e 26-të pas protestave të këtij të fundit.

– Mario Beshiraj tregon “fair play”, teksa pi vetë ujë ia drejton atë edhe Albion Markut, i cili po shihte nga stoli dinamovit për ndonjë shishe.

– Edhe pse një ndeshje pa tifozë nuk mungojnë batutat e atyre pak që lejohen. “O Lamçe, fli gjumë aty”, dëgjohet një zë nga tribuna, për një rast që mbrojtësi i Kukësit nuk ndërhyri si duhet.

– Momenti i dyshimtë për penallti në të 63-ën në dëm të Kukësit bëri që gjyqtari të presë një konfirmim nga VAR-i. Në këto momente nga tribuna i bërtasin, duke i kërkuar që të vijojë lojën dhe mos të guxojë të japë penallti.

– Lojtarët e Kukësit festojnë golin me një mënyrë të veçantë duke mbyllur gojën dhe shohin nga tribuna.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"