Përballje me të shkuarën, Vucaj dhe Nika rigjejnë Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2017 | 16:34

Përballje me të shkuarën, Vucaj dhe Nika rigjejnë Tiranën

Erjon Vucaj dhe Ansi Nika rikthehen në kryeqytet, por këtë herë me statusin e “ish”-it. Që të dy u larguan në muajin janar nga klubi i Tiranës duke u bërë në lloj forme “dhuratë” kurbinasve.

Erjon Vucaj Tirana

Ata që nga bardheblutë nuk cilësoheshin si elementë që bëjnë diferencën, tashmë me Laçin kanë rigjetur veten. Dhe vlerat e tyre i kanë treguar në fazën e tretë kundër ish-ekipit, ndërsa e mposhtën në shtëpi me shifrat 1-0.

Edhe këtë të shtunë do të tentojnë të njëjtën gjë. Megjithatë, në varësi të lojës mund të mjaftohen me barazimin. Nëse nuk dalin duarbosh nga “Selman Stërmasi”, të paktën i qëndrojnë larg zonës së ftohtë dhe u heqin shansin kryeqytetasve që të shkëputen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"