Përballja ndaj Polonisë, mbrojtësi i Francës: Duam Botërorin, pak rëndësi ka se cili luan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 12:19

Përballja ndaj Polonisë, mbrojtësi i Francës: Duam Botërorin, pak rëndësi ka se cili luan

Uilliam Saliba ka folur në kuadër të përballjes me Poloninë të dielën (16:00) në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Qendërmbrojtësi i “Bluve” dhe Arsenalit shprehu qetësinë e grupit përpara se të sfidonte Robert Levandovskin dhe shokët e tij.

SALIBA

“Kam ardhur si rezervë dhe e di rolin tim. Askujt nuk i pëlqen stoli, por nuk duhet harruar se është Botërori im i parë. Jam 21 vjeç, jam i ri dhe kam ende kohë.

Të gjithë të rinjtë duan të luajnë, por unë nuk jam i zhgënjyer.

Në fakt jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të gjithë ndihemi të përfshirë, madje edhe ata që luajnë pak e pak. Duhet të jemi gati. Jemi një familje e pavarësisht nëse luajmë apo jo, të gjithë duam të fitojmë”, deklaroi Saliba.

PANORAMASPORT.AL