“Për mua e rëndësishme është fitorja”, Çela pas triumfit me Bylisin: Kastrioti nuk ishte ai i javës së kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 16:22

“Për mua e rëndësishme është fitorja”, Çela pas triumfit me Bylisin: Kastrioti nuk ishte ai i javës së kaluar

Kastrioti arriti një fitore fantastike kundër Bylisit në javën e 10-ë të Superiores me rezultatin 3-0. Pas sfidës, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, u shpreh i lumtur për këtë fitore, por sërish kërkon që skuadra të rrijë me këmbë në tokë.

bandicam 2022-10-29 16-10-02-934

“Për mua e rëndësishme është fitorja. Tre gola është më mirë për moralin e ekipit. Ishte një nxjerrje dufi nga ekipi, sepse morëm një humbje të pamerituar me Laçin. I lamë alibitë, i lamë justifikimet, u fokusuam te puna. Të gjithë lojtarët u fokusuan te vetja e tyre.

Sot menduam të fusim Ajazin sepse është shqiptarë dhe në disa momente i kupton më mirë mënyrat e mija të lojës. Në krahun e majtë ishin më të rrezikshëm. Menduam të ishim agresiv në ato linja. Edhe goli i par5ë na ndihmoi shumë sepse ekipi kishte një shkarkim nga ana psikologjike. Më pas çdo gjë na u bë më e lehtë.

Ajo humbje tashmë është hipotekuar nga ana ime. Unë e kam thënë dhe në atë kohë që nuk ishte ekipi im në atë ndeshje. Këtë ndeshje e vlerësuam shumë. Ishin lojtarët që përfaqësojnë Kastriotin. Patjetër që futbolli nuk luhet men inate. Futbolli është një sport që duhet të jetë paqësor, edhe pse në Shqipëri si humbjet dhe fitoret shikohen nga të dyja krahët në përmasa shumë të mëdha.

Me thënë të drejtën unë jam i kënaqur. Patjetër që duhet të punojmë më shumë, me zgjidhjen e aksioneve. Këtu kanë qenë problemet tona. Gradualisht kemi ardhur në përmirësim. Mendoj që tani jemi në proces pune. Edhe sot nuk është se golat i zgjidhëm me penallti dhe standarde. Prapë nuk jam i kënaqur sepse dy-tre momente mund t’i kishim zgjidhur më mirë. shpresoj që të rrimë me këmbë në tokë. Mos t’i harrojmë ato që kemi bërë, sepse vjen një humbje papritur dhe sjell regres në skuadër.

Unë jam rritur në këtë profesion. Sepse jeta jonë është krijuar te kjo fusha këtu. Këtu kemi kaluar të gjitha momentet e bukura të jetës. Mua më duhet të punoj, të respektoj këtë klub dhe duhet të ndihem me fat që rrallë herë të vjen kjo mundësi, që dikush ta lë këtë punë dhe të mendosh që unë isha dhe pa eksperiencë”, ishin fjalët e Çelës për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"