Patrik Treni rikthen Luzin në shina, në Berat kërkohet vazhdimësia e rezultateve për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 23:31

Patrik Treni rikthen Luzin në shina, në Berat kërkohet vazhdimësia e rezultateve për mbijetesën

I renditur në fundin e tabelës, mjaft skeptikë nuk besuan se pikërisht Luzi 2008 do t’i tregonte “dhëmbët”, Bylisit kryesues. Sinjalet e ringjalljes së luznjakëve u dhanë 3 javë më parë, ku me 10 lojtarë në fushë mundën Burrelin në shifrat 2-0.

treni luzi

Për të vijuar me ndeshjen fantastike në Elbasan, ku vendësve iu deshën dy penallti për të mposhtur Luzin. “Qershia mbi tortë” ishte fitorja e fundit kundër Bylisit. Tre sulmuesit, Treni, Çuçka e Mandela tashmë janë në formën e tyre më të mirë. Madje, Patrik Treni duket se ka marrë për dore Luzin ku ka shënuar në të gjitha takimet e fundit.

Treni shënoi ndaj Burrelit, po ashtu në Elbasan dhe nuk u ndal as kundër Bylisit. Kështu, ai rikthen Luzin në shina duke dëshmuar se nuk është dorëzuar. Fitorja ndaj Bylisit është një bonus i madh psikologjik, por ka edhe vlerën e 3 pikëve. Kur mund Bylisin dhe mposhtesh me 2 penallti nga Elbasani te Luzi kanë të drejtën morale të besojnë e kërkojnë pikë ndaj çdo ekipi.

Kjo gjë kërkohet nga luznjakët edhe në takimin e radhës në Berat. Për ta arritur këtë, skuadra e Luzit po mundohet që të rrijë larg euforisë së fitores me Bylisin dhe të gjithë janë të fokusuar te plani stërvitor për transfertën me Tomorin.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"