Pas përjashtimit nga Europa, një lajm i mirë vjen për tifozët e Milanit, lojtari i Realit pranë akordit me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 15:33

Pas përjashtimit nga Europa, një lajm i mirë vjen për tifozët e Milanit, lojtari i Realit pranë akordit me kuqezinjtë

Theo Hernandez, është shumë afër një transferimi tek Milani.591918-theo-hernandez-real-madrid-afp

Sipas asaj që shkruan “La Gazzeta dello sport”, mbrojtësi në pronësi të Real Madridit, është shumë pranë kalimit në radhët e kuqezinjve. 21-vjeçari do të transferohet për shumën e 20 milionë eurove, në Itali. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë rënë dakord me drejtuesit e madrilenëve, dhe mbrojtësi do të kalojë në Milano. Francezi është bindur nga projekti i kuqezinjve, dhe ka pranuar një kalim tek “Djalli”. France+Theo+Hernandez+Malaga+vs+Real+Madrid+g3OeydZWD37l

Në formulën e transferimit nuk do të ketë ndonjë formë huazimi, siç pretendohej në media, por do të jetë një blerje direkt. Nuk përjashtohet mundësia që të vendoset një kusht nga Reali, për të pasur të drejtën e riblerjes më vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"