Partizani synon Afrim Takun, ofertë për “rebelin” e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2017 | 9:29

Partizani synon Afrim Takun, ofertë për “rebelin” e bardhebluve

Edhe pse merkato ende nuk ka nisur, madje aktualisht të gjitha skuadrat janë përqendruar për të realizuar objektivat, pasi jemi në fund sezoni, drejtuesit e kuq kanë nisur të mendojnë për përforcime. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Afrim Takut, aktualisht i pezulluar nga klubi i Tiranës për shkak të një përplasjeje që ka pasur me trajnerin Josa.

taku

Dhe këtë situatë mësohet se po tentojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e kuq që ditët e fundit kanë pasur kontakte të shpeshta me 27-vjeçarin. Madje burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas kanë folur edhe për një takim mes mesfushorit dhe presidentit Demi. Ky i fundit e ka ftuar autorin e tetë golave në Superiore që të jetë pjesë e skuadrës së tij. Në rast se Taku pranon ofertën e të kuqve, ai mund të aktivizohet me fanellën e Partizanit në ndeshjet e Europës si dhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë që marrëdhëniet e tij me klubin bardheblu janë “të ngrira”, pasi presidenti Halili ende nuk ka marrë një vendim për futbollistin pas pezullimit që i është bërë. Sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Vetë trajneri Josa, në lidhje me këtë çështje, është shprehur se për të ka më shumë rëndësi grupi dhe jo një lojtar i veçantë.

OFERTAT

Por, përveç të kuqve, janë edhe të paktën dy ekipe të tjera në Superiore që duan të marrin shërbimet e Takut. Pas ndeshjes me Skënderbeun, kanë qenë pikërisht drejtuesit korçarë ata që i kanë bërë ofertën e tyre Takut. Ndërsa pas vendimit zyrtar të pezullimit nga ana e klubit bardheblu, drejtuesit vlonjatë i kanë bërë ofertën e tyre futbollistit për ta pasur në skuadër për sezonin e ardhshëm futbollistik.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"