“Parisi do të luajë më mirë se javën e kaluar”, Edin Terziç përpara sfidës kundër PSG-së: Duam të presim biletën për në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 18:34

“Parisi do të luajë më mirë se javën e kaluar”, Edin Terziç përpara sfidës kundër PSG-së: Duam të presim biletën për në finale

Borusia Dortmund do të luaj ndeshjen e sezonit ditën e nesërme në orën 21:00, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve. Gjermanët arritën të triumfonin minimalisht 1-0 mesjavën e kaluar në “Signal Iduna Park” dhe duan të ruajnë këtë rezultat pozitiv që të mund të kalojnë Parisin dhe të presin biletën për finalen e madhe të “Uemblit”. Përpara takimit, trajneri Edin Terziç tha për një konferencë për mediat se është optimist dhe beson se mund t’i përballojnë kampionët e Francës:

bandicam 2024-05-06 18-34-02-210

“Ne duhet t’i bëjmë të gjitha së bashku, me një plan dhe ide të mirë. Parisi do të luajë më mirë se javën e kaluar. Ne duam të presim biletën për finale. Ne do e arrijmë këtë gjë të gjithë së bashku.

Kur u ndeshëm në grupe nuk ishim në formën më të mirë. Kishim mungesë besimi në shumë drejtime. Në dy ndeshje që kemi zhvilluar deri tani kundër tyre në Dortmund, ne kemi treguar që mund të luajmë shumë mirë.”

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"