“Paketë” për të ndjekur Italinë dhe Armeninë, FSHF publikon çmimet e biletave për miqësoret e nëntorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 20:54

“Paketë” për të ndjekur Italinë dhe Armeninë, FSHF publikon çmimet e biletave për miqësoret e nëntorit

FSHF ka bërë sot publike çmimet e biletave për ndeshjet miqësore të muajit nëntor që do të luhen në “Air Albania”, gjatë pauzës para ndeshjeve të Botërorit 2022.

biletat shqiperi itali

Kuqezinjtë do të kenë një përballje luksi me Italinë me 16 nëntor e më pas do të kenë një sfidë ndaj Armenisë më 19 nëntor po në impiantin kryeqytetas. Dy sfida ku FSHF synon të ketë stadiumin e mbushur, ndaj ka vendosur që të shesë në formë “pakete” biletat për të dy duelet.

Çmimi i biletës fillon nga 1350 lekë për të dy sfidat në tribunat S pas portës, e shkon deri në 30400 lekë për biletat VIP Platinium për të ndjekur ndeshjet e kuqezinjve.

312255459_5396985233733995_5179208144921235258_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"