“Nuk mund të luaja më, dëgjova trupin tim”, flet Torres: Ndeshjen e fundit do ta luaj kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 15:17

“Nuk mund të luaja më, dëgjova trupin tim”, flet Torres: Ndeshjen e fundit do ta luaj kundër

Fernando Torres i dha fund futbollit të luajtur pas plot 24 vitesh ku në 17 vite luajti për fanellën e Atletiko Madridit.

fernando-torres-se-dirigio-a-la-aficion-del-atletico-de-madrid-en-la-fiesta-en-neptuno-por-haberse-alzado-con-la-europa-league--18-05-18--captura

Në një konferencë për shtyp tregoi te gjitha arsyet pse vendosi të heqë dorë nga futbolli : “ Unë dëgjova trupin tim , nuk mund të luaja akoma”.- u shpreh ai.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e fundit që do të zhvillojë , e cila do të jetë pikërisht përballë miqve të tij të ngushtë, Andres Iniesta dhe David Vija : “Do të jetë një sfidë që kurrë nuk do ta kisha imagjinuar, mendoj se është një moment i veçantë.”- shtoi spanjolli.

torres-partido-adios-kI6G-U50196204186041B-624x385@RC

Torres zhvilloi 405 ndeshje me Atletiko Madridin në dy periudha të cilat ishin , nga viti 2000 deri në vitin 2007, dhe më pas për t’u kthyer përsëri në vitin 2015 deri në vitin 2018. Një pyetje se nëse do të dëshironte të kthehej tek Atletiko si delegat i klubit ai u shpreh :” Gjithkush shpreson të kthehet në Atletiko, është jeta ime dhe unë mund të kthehem në të ardhmen, por kam nevojë për t’u trajnuar dhe studiuar, nuk dua të kthehem prapa për të qenë  thjesht një   fytyrë. Nëse kthehem, kjo është për të ndihmuar Atleticon që të jetë më mirë.”- mbylli prononcimin e tij 35-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"