“Nuk hymë fare në fushë”, Longo: “Blackout” total, por jemi ndër ekipet më të mirë në Europë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2022 | 16:11

“Nuk hymë fare në fushë”, Longo: “Blackout” total, por jemi ndër ekipet më të mirë në Europë për…

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 3-0 që skuadra e tij pësoi ndaj Laçit. Sipas italianit, ekipi i tij nuk hyri fare në fushë dhe ishte në “blackout” total. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Longo u shpreh:

longo allaraj

“Nuk kisha gjë me arbitrin, loja ishte në fushë. Ishte thjesht një diskutim ndeshjeje, nuk është se bëra polemika në përfundimin e saj.

Nuk ishim një ekip akademik, po ishim një skuadër që nuk hyri në fushë fare, ishim në “blackout” total. Ishte hera e parë që ndodhte kjo gjë. Nuk e kuptova, Laçi e meritoi plotësisht fitoren.

Të pësosh 7 gola në ndeshje, e rrit numrin, por problemi është nëse pëson në shumë ndeshje radhazi. Sot nuk ishte vetëm problemi i mbrojtjes, sot as nuk shënuam. Duke hequr këtë ndeshjen që ishte jashtë parashikimeve, në ndeshjet e tjera mendoj se kemi bërë mirë.

Sipas një analize, jemi ndër ekipet më të mira në Europë, për sa i përket presingut. Gjithashtu jemi një ekip që marrim 11 raste për ndeshje. Vetëm Lids ka bërë më mirë.

Sot humbëm 3-0 kundër një rivali direkt në klasifikim. Javën tjetër mund të jemi 6 pikë nga vendi i parë, ne luajmë kundër Teutës, Laçi do të përballet me Tiranën. Kampionati është shumë i hapur. Në ndeshjen e kaluar mundëm të vetëm kundër Kastriotit duke e mundur 4-0, ndërsa sot Kastrioti mundi Tiranën. Kjo tregon që kampionati nuk ka shumë diferenca”, u shpreh Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"