Një emër i papritur në merkaton e zikaltërve, Interi kërkon të nënshkruajë me surprizën e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 16:54

Një emër i papritur në merkaton e zikaltërve, Interi kërkon të nënshkruajë me surprizën e Champions-it

Interi duket se nuk do të ndalet në merkaton e transferimeve me zikaltërit që tashmë duhet të hidhen në sulm për të gjetur një zëvendësues për Milan Skriniar, i cili është pranë transferimit te PSG-ja. Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer është i pari në listën e drejtuesve zikaltër, të cilët kanë menduar gjithashtu për një alternativë tjetër që është mbrojtësi i Vijarealit, Pau Torres.

34223434

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, Interi ka kontaktuar klubin spanjoll për t’i kërkuar informacione lidhur me një transferim të mundshëm të lojtarit në Milano, i cili ishte një ndër pikat kryesore të skuadrës që arriti gjysmëfinalet e Champions-it në sezonin e shkuar.

Vijareali e vlerëson kartonin e 25-vjeçarit rreth 50 milionë euro, shifër që për momentin konsiderohet shumë e lartë nga ana e drejtuesve të Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"