Nga Vidal te Florenci, Konte ka gati listën e gjatë për merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 11:57

Nga Vidal te Florenci, Konte ka gati listën e gjatë për merkaton e janarit

Konte telefonon, Marota përgjigjet. Interi është gati që të ndërhyjë në merkaton e janarit dhe ka nisur që tani të krijojë një listë të gjatë lojtarësh.

konte

Tekniku italian kërkon përforcime në çdo repart dhe Marota është gati të përgjigjet. Humbja me Dortmundin, tregoi dobësitë e Interit dhe vërtetoj se Kontes, i duhen alternativa. Deklarata e tij pas ndeshjes ishin disi të rënda, por ishin me vend.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Konte ka gati një listë të gjatë lojtarësh, teksa Marota do të mundohet të transferojë 2 ose 3 lojtarë.

arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Matiç (Çelsi), Vidal (Barcelona), De Paul (Udineze), Dunkan (Sasuolo), Kuluveski (Atalanta), Tonali (Bresha), Gastovili (Fiorentina), Zhirud (Çelsi), Kuame (Xhenoa), Petanja (Spal), Lazanja (Udineze), Darmian (Parma), Florenci (Roma), Kostiç (Frakfurt), Emerson Palmieri (Çelsi) dhe Markos Alonso (Çelsi), janë emrat që Konte ka në listë.

Florenci9

Marota tashmë është i “detyruar” të mbyllë marrëveshje me 2 ose 3 lojtarë nga kjo listë e gjatë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"