Nga Ledion Martiro te Red Vogli, mesazhet bardheblu për drejtoreshën Deborah Keçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 11:07

Nga Ledion Martiro te Red Vogli, mesazhet bardheblu për drejtoreshën Deborah Keçi

Vetëm pak ditë më parë Deborah Keçi u pezullua nga detyra si drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana, pasi u vendos nën hetim nga SPAK, duke u akuzuar për “shpërdorim detyre”. Një situatë që ka tronditur klubin shumësportësh më të madh në vend, ndërsa në vend të Keçit tashmë drejtimin do ta marrë ish-futbollisti Gjergji Muzaka.

deborah keci

Ndërkohë së fundmi ka pasur reagime të shumta brenda “Shtëpisë Bardheblu”, teksa lojtare dhe trajnerë të ndryshëm i kanë shprehur mirënjohjen drejtoreshës për mbështetjen që kanë pasur në 4 vite drejtim nga Deborah Keçi. Ledion Martiro (kapiten i skuadrës së volejbollit), Red Vogli (kapiten i ekipit të basketbollit), Mirza Alibegaj (trajnere bardhebluve të basketbollit), Sead Bushati (trajner i boksit), Leonard Çakmashi (trajneri i mundjes), Indrit Çullhaj (xhudist), për të vijuar me sportistë të tjerë të ndryshëm dhe me stafe, të gjithë kanë reaguar unison në rrjetet sociale, duke falenderuar ish-drejtoreshën.

1

2

3

Kujtojmë që për sa i përket  rezultateve, Tirana në këto vite ka qenë lidere e padiskutueshme, duke dominuar në pjesën më të madhe të disiplinave të shumësportëshit në Shqipëri.

4

5

6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"