Nga Kategoria e Parë, firmos në kampionatin brazilian. Sulmuesi prezantohet në klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2023 | 18:45

Nga Kategoria e Parë, firmos në kampionatin brazilian. Sulmuesi prezantohet në klubin e ri

Rënia e Orikut në Kategorinë e Dytë në fund të sezonit, ka bërë që skuadra të shpërbëhet dhe pjesa më e madhe e lojtarëve të largohen nga vlonjatët. Në klub kishte disa futbollistë të huaj që janë larguar dhe një prej tyre, sulmuesi brazilian Mateus dos Santos Batista, nuk ka vonuar që të kthehet në vendlindje.

asdsadsad

Lojtari 28-vjeccar, ka vendosur që të kthehet përsëri të luajë në futbollin brazilian dhe është prezantuar te Ferroviaria, skuadra e kategorisë së katërt në Brazil. Ai ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur marrëveshjen që e lidh me këtë klub deri në fund të sezonit në vitin 2024.

“Kam pritshmëri shumë të madhe, dua të ndihmoj klubin tim për të arritur objektivat që ka. Tifozët do të shohin një lojtar që punon dhe jep më të mirën në fushë”, tha në prezantimin e tij ish-sulmuesi i Orikut i cili në karrierë, para se të provonte futbollin shqiptar, kishte eksperienca edhe në futbollin portugez dhe atë finlandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"