Nga depresioni, te miqësia me Zhirunë! Njihuni me goditjen në merkato të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 9:31

Nga depresioni, te miqësia me Zhirunë! Njihuni me goditjen në merkato të Interit

Benxhamin Pavar do të jetë mbrojtësi më i ri i Interit. Francezi ka lënë Bajernin e Mynihut për t’iu bashkuar nënkampionëve të Europës, duke nisur nga sezoni që sapo ka nisur. Siç ndodh zakonisht me ardhjet e reja, edhe në rastin e tij “Gazzetta dello Sport” i ka bërë një përmbledhje fakteve më pikante në lidhje me mbrojtësin e kombëtares franceze.

pavar zhiru

SHIFRAT – I lindur në Mobëgë, më 28 mars 1996, Pavard filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Lilës, një klub me të cilin bëri debutimin e tij në vitin 2014. Më vonë ai u transferua në Gjermani, fillimisht në Shtutgart (nga 2016 në 2019) dhe më pas te Bajerni i Mynihut. Në katër sezone me bavarezët ai fitoi 4 herë Bundesligën , duke fituar gjithashtu një Kupë të Gjermanisë, 3 Superkupa, një Champions League, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Evropiane. Në sezonin e fundit, ai zhvilloi 43 ndeshje duke shënuar me 7 gola dhe një asist.

BOTËRORI 2018 – Karriera e mbrojtësit shënoi një rritje të parë në vitin 2017. Pavard hyri ngadalë në kombëtaren franceze të drejtuar nga Deshamp dhe gjeti një vend në delegacionin e vitit 2018 në Botërorin në Rusi. Në atë Botëror, ai luajti një fol të rëndësishëm në titullin e fituar nga “Les Bleus” falë një goli të shkëlqyer kundër Argjentinës në raundin e 16-të.

STËRVITJA – Disa kuriozitete për zakonet e tij. Përtej fushës së futbollit, siç tregohet nga profilet e tij në rrjetet sociale, Pavar është një entuziast i madh i fitnesit. Mbrojtësi francez shpesh ndan foto dhe video të stërvitjeve të tij për të tonifikuar plotësisht trupin. DEPRESIONI – Në vitin 2022, Pavar kishte shpjeguar për “L’Equipe” për problemet e tij me depresionin, të cilat më vonë i kapërceu. Gjithçka lidhej me pandeminë. “Koka ime nuk ishte në rregull. Fillimisht mendova se nuk ishte asgjë, isha i sigurt se do të kalonte. Por më pas gjithçka sikur u errësua dhe e kuptova se gjithçka ishte për shkak të depresionit”.

ZHIRU – Në kohën e tij te Lila, Pavard u mbiquajt “Dele” për shkak të flokëve të tij dhe që ka qenë gjithmonë një adhurues i madh i muzikës franceze të viteve tetëdhjetë. Ndër miqësitë më solide të krijuara falë futbollit është ajo me shokun e tij në kombëtaren franceze Olivie Zhiru. Sulmuesi i Milanit ka rolin e tij të vyer në vendimin e Pavarit për t’iu bashkuar Interin falë historive për derbin e Milanos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"