Nga Blater te Moxhi, njihuni me personat më të urryer në botën e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 14:13

Nga Blater te Moxhi, njihuni me personat më të urryer në botën e futbollit

Ashtu siç ekziston admirimi për personazhet e famshëm të botës së futbollit, ashtu ekziston edhe urrejtja. Revista britanike ”Fourfourtwo”, ka publikuar një listë më 50 personalitetet që urrehen më shumë në historinë e futbollit, ku bien në sy shumë emra të njohur si Maradona, Luis Suarez, Kristiano Ronado, etj.

fft_50_hated-teams_header

I pari në këtë listë ndodhet, ish kreu i FIFA-s, Sep Blater, për të cilin ekzistojnë shumë akuza për korrupsion dhe ndodhet ende nën hetim. Ndërsa në vendin e dytë ndodhet trajneri i Mançester Junajdit, Zhoze Murinjo. Në podiumin e të padëshiruarve ndodhet edhe ish-portieri i Gjermanisë Shumaker, i cili është ndër personat më të urryer në Francë pas gjestit antisportiv ndaj një futbollisti të kombëtares franceze, të cilit në një ndërhyrje i shkaktoi dëme të vertebrës.

Blater

Të tjerë persona të urryer në këtë listë janë Mishel Platini, Pepe, Serxhio Buskets, Diego Kosta, Di Kanio, Van Bomel etj. Nuk mund të mungonte dhe drejtori i përgjithshëm i tanishëm i Partizanit, Luçiano Moxhi i cili mban vendin e shtatë në listë.

Moxhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"