Nëna e Rubialesit merr vendimin e çuditshëm, mbyllet në kishë për të kërkuar drejtësi: Gjueti çnjerëzore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 13:18

Nëna e Rubialesit merr vendimin e çuditshëm, mbyllet në kishë për të kërkuar drejtësi: Gjueti çnjerëzore

Luiz Rubiales u pezullua nga detyra si president i Federatës Spanjolle të Futbollit pas puthjes në buzë me futbollisten Xheni Hermozo. Polemikat pas këtij momenti kanë qenë të shumta dhe ndaj Rubialesit janë kërkuar masa ndëshkuese.

RUBIALES

Megjithatë, nëna e tij është e bindur se Rubiales nuk ka bërë asgjë dhe se vetë atij, po i bëhet një gjueti çnjerëzore. Për këtë, Angeles Bejar ka vendosur që të mbyllet në kishë në një grevë urie, deri në momentin që drejtësia të shkojë në vend.

Lajmi u bë i ditur nga mediat spanjolle të cilat raportojnë se Angele Bejar është mbyllur në kishën pranë shtëpisë së saj në Granada dhe do të jetë në grevë urie. Ajo ka zgjedhur kishën, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë mundësi që të lutet për drejtësi, pasi sipas saj kjo gjë është duke munguar. Por, si hyri në kishë? Mediat raportojnë se nëna e Rubiales ka pritur deri sa nga kisha të largohen punonjësit dhe më pas ka hyrë për të nisur grevën e urisë.

Greva do të jetë pa afat të përcaktuar kohor dhe do të përfundojë vetëm atëherë kur Rubiales të mësojë fatin e tij për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"