Në Itali janë të sigurt për trajnerin e ri të Shqipërisë, Duka i quan abuzime: Nuk kemi prerë marrëdhëniet me Rejan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 18:32

Në Itali janë të sigurt për trajnerin e ri të Shqipërisë, Duka i quan abuzime: Nuk kemi prerë marrëdhëniet me Rejan

Mediat italiane janë të sigurta se Xhixhi Di Biaxhio do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Lajmi ka qarkulluar gjerësisht sot edhe në mediat kryesore përtej Adriatikut ku flitet edhe se Di Biaxhio do të ulet në stolin e përfaqësues shqiptare për miqësoren e nëntorit ndaj Italisë.

4.-REJA-FITON-EDHE-RINOVIMIN-DUKA-NUK-KA-DYSHIME-770x420

Por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, teksa ka folur para mediave në inaugurimin e stadiumit tw ri të Vorës, i ka cilësuar si abuzime këto lajme.

“Trajneri është në fuqi, akoma nuk kemi një vendim. Sinqerisht nuk kemi asnjë bisedë tjetër me asnjë trajner tjetër. Çdo lloj lajmi që mund të qarkullojë për ne është abuzim. Akoma nuk kemi prerë marrëdhëniet me trajnerin aktual dhe akoma nuk kemi filluar bisedimet me një trajner të ri”, theksoi Duka.

ABDULLA DUSHKU– PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"