Në Francë e bëjnë fakt të kryer, kampioni i botës pranon uljen e rrogës për t’u transferuar te Barcelona…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 15:39

Në Francë e bëjnë fakt të kryer, kampioni i botës pranon uljen e rrogës për t’u transferuar te Barcelona…

Antuan Grizman është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, pas deklaratës së tij në fund të sezonit, se ky ishte viti i fundit me “Los Kolçoneros”.Antoine-Griezmann

Prej kohësh flitet se francezi, është shumë afër një transferimi tek Barcelona. Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, Barcelona do të derdhë plot 120 milionë euro në arkat e Atletiko Madrid, për të marrë shërbimet e sulmuesit. Lojtari e dëshiron shumë këtë transferim, dhe sipas asaj që shkruhet në media ai ka pranuar të ulë rrogën e tij, vetëm që të transferohet në “Kamp Nou”. griezman

23-vjeçari përfitonte plot 23 milionë euro në sezon tek Atletiko Madrid, dhe tani ka reduktuar pagën e tij në 17 milionë euro në sezon për të qenë pjesë e katalanasve. Tashmë nuk ka më dyshime, nga 1 korriku lojtari pritet të jetë pjesë e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"