Ndizet merkatoja e Barcelonës, katalanasit zyrtarizojnë dy transferime në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2022 | 19:04

Ndizet merkatoja e Barcelonës, katalanasit zyrtarizojnë dy transferime në fundjavë

Barcelona po planifikon të zyrtarizojë në fundjavë dy afrimet e para në merkaton e verës. Pikërisht në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri më 4 korrik, klubi katalanas shpreson të prezantojë ish-mesfushorin e Milanit, Frank Kesi, si dhe ish-mbrojtësin e Çelsit, Andreas Kristensen.

KESI

Gazeta “Mundo Deportivo” ka bërë me dije se klubi katalanas dëshiron t’i zyrtarizojë këta lojtarë si për të dhënë dhe një mesazh që ata do të jenë vetëm fillimi i një vere të nxehtë.

KRISTENSEN 2

Jo vetëm kaq, por Barça ka zgjedhur këtë fundjavë edhe për një arsye tjetër, pasi kjo përkon dhe me mbylljen zyrtare të kontratave të të dy lojtarëve me klubet e tyre përkatës, Milani e Çelsi. Të dy lojtarët parashikohet të kalojnë fillimisht vizitat mjekësore në klub dhe më pas të bëjnë prezantimin me fanellën e Barcelonës. Si Kesi ashtu dhe Kristensen do të vijnë me parametra zero te Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"