“Ndihem shumë i mirë”, Mehmeti: Jemi lojtarë me kualitet të lartë, ndaj Çekisë shkojmë për… fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 11:42

“Ndihem shumë i mirë”, Mehmeti: Jemi lojtarë me kualitet të lartë, ndaj Çekisë shkojmë për… fitore

Kombëtarja Shpresa, vazhdon përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Çeke, që do të luhet në transfertë më 6 shtator, në orën 18:00. 

Mehmeti

Trajneri Bushi pasi ka plotësuar grupin është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transfertë të vështirë. Ndërkohë ditën e sotme, në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të FSHF-së, mesfushori Anis Mehmeti që aktivizohet me Uikomb në Angli u shpreh:

Ndihem shumë i mirë dhe skuadra më ka pritur shumë mirë. Po përgatitemi t për ndeshjen me Republikën Çeke. Unë besoj se rezultati duhet të jetë fitore për ne. Do të punojmë shumë fort të gjithë këtë javë dhe ishalla kthehemi nga Çekia me fitore. Kjo skuadër është e fortë.

Ne jemi shumë lojtarë me kualitet të lartë dhe presim ndeshjen me Çekinë. Unë personalisht e ndjej veten shumë mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë. Kam pasur ndeshje para dy ditësh por tani jam përqendruar këtu për Kombëtaren shqiptare”, deklaroi Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"