“Na mungon ambicia dhe këmbëngulja për të shënuar”, Arapi: Në sulm nuk kemi cilësi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 23:32

“Na mungon ambicia dhe këmbëngulja për të shënuar”, Arapi: Në sulm nuk kemi cilësi…

Renato Arapi, mbrojtësi i Teutës ka folur për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, për kampionatin që po bën skuadra durrsake. Arapi është shprehur se skuadrës i mungojnë zgjedhjet në sulm dhe se mbrojtja është e konsoliduar. Gjithashtu ambicia dhe këmbëngulja duhet të rikthehet më qëllim, që golat të vijnë.

bandicam 2019-10-05 23-19-50-814

Keni lëshuar pikë ndaj Vllaznisë? “Sigurisht që na vjen keq. Edhe me Vllazninë ishte i njëjti film. Na mungon këmbëngulja dhe cilësia përpara, pasi në kampionat nuk ka cilësi në sulm”.

Gabime në mbrojtje? “Ne jemi një nga ekipet që pësojmë më pak. Sot, ishte një mungesë e vëmendjes, ashtu si me Luftëtarin ndërsa me Skënderbeun pësuam për meritë të kundërshtarit. Pjesa mbrapa është e konsoliduar edhe pse mund të bëhen gabime të vogla”.

Sulmi? “Ne i kemi provuar të gjitha mënyrat. Shprësoj që me ardhjen e sulmuesit të ri, të përmirësohemi. Sulmuesi tjetër Nikaç tregon cilësi në stërvitje, por në ndeshjet nuk jep atë që pritet”.

Pretedentë për titull? “Unë e thashë dhe më parë. Ndeshja me Partizanin ishte një matës forcash, pasi me ekipet rivale nuk kemi humbur. Ne jemi në rrugën e duhur, ekipi ka nevojë për prurjet e reja, nëse duam të dail kampion. Duhet deri në dhjetor të jemi në dy tre vendet e para dhe pastaj të shpresojmë”.

Ngërçi me epërsinë numerike? “Është edhe çështje besimi, kur je në epërsi numerike duhet të besosh më shumë te vetja. Sot na mungoi këmbëngulja, ajo na mungon ambicia për të shënuar golin”.

E kuqja e Romeros? “Ndoshta ishte diçka më shumë se një karton i verdhë. Ai prekte kaviljen dhe rrezikohej një dëmtim i rëndë në atë rast”.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"